Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Pas Dvoranit, DASH vlerëson Altin Dumanin si “kampion i anti-korrupsionit
Departamenti i Shtetit nderoi sot individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
Ky i fundit u vlerësua nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si “kampion i antikorrupsionit”.
Në fjalën e tij, Blinken tha se ” Dumani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit”, ndersa motivacioni me të cilën u vlerësua nga DASH Altin Dumani ishte: Njohja e përpjekje që ka bërë dhe po bën kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar si kreu i SPAK në Shqipëri.
Kreu i SPAK është zyrtari i dytë i lartë që nderohet me një çmim të tillë nga Shqipëria. I pari që u nderua me këtë çmim ishte Ardian Dvorani, në atë kohë kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Dvorani, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë dhe ish-kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ishte marrë në hetim nga SPAK për pasurinë e pajustifikuar, por sërish u shpall kampion anti korrupsioni nga DASH.