Flash News

E-TJERA

Pas Euro 2024, Jasir Asanin do ta shohim në La Liga

Pas Euro 2024, Jasir Asanin do ta shohim në La Liga

E ardhmja e Jasir Asanit do të jetë në La Liga. Sulmuesi i kuqezinjve do të largohet nga koreanët e Gëangju pas përfundimit të Euro 2024.

29-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Las Palmas, ekip që garon në elitën e futbollit iberik.

Raportohet se bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me përfaqësuesit e Asanit që kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Las Palmasit.

Edhe shtypi sportiv në Korenë e Jugut konfirmon gjithçka, duke raportuar se kalimi i shqiptarit në Spanjë do të ndodhë pas përfundimit të Europianit.

Të fundit