Flash News

E-TJERA

Pas Europianit Löw nu do të jetë me trajner i kombëtares së Gjermanisë

Pas Europianit Löw nu do të jetë me trajner i kombëtares

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë Joachim Löw nuk do të drejtojë më ekipin pas Kampionatit Europian që do të zhvillohet këtë verë.

Pas Europianit Löw nu do të jetë me trajner i kombëtares

Ky lajm është konfirmuar nga vetë  Federata Gjermane e Futbollit, përmes një njoftimi zyrtar. Në njoftim thuhet se ka qenë vetë trajneri që ka kërkuar të mbyllë para kohe marrëveshjen me Federatën, një vit para afatit të parashikuar, duke hequr dorë nga drejtimi i skuadrës në Kupën e Botës të vitit 2022.

Pas Europianit Löw nu do të jetë me trajner i kombëtares

“E kam marrë këtë vendim me vetëdije, i mbushur me krenari dhe vlerësim, por gjithashtu vijoj të kem motivimin e duhur për Europianin”, tha trajneri. “Ishte një nder dhe krenari për mua të drejtoja skuadrën kombëtare të vendit tim dhe që kam punuar me lojtarët e ekipit kombëtar për 17 vite. Kemi kaluar triumfe të mëdha dhe dështime të dhimbshme dhe do të mbetem mirënjohës përgjithmonë ndaj Federatës”.

 

Të fundit