Flash News

E-TJERA

Pas Fierit, drejtoria e Burgjeve kontroll në IEVP Peqin, gjenden celularë dhe kaçavida

Pas Fierit, drejtoria e Burgjeve kontroll në IEVP Peqin, gjenden

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një kontroll në IEVP Peqin, pas informacioneve se në disa qeli kishte sende të ndaluara.

Sipas njoftimit të DPBSH, gjatë kontrollit janë gjetur tre telefona celularë, tre karikues dhe katër kaçavida. Pas sekuestrimit të sendeve do të vijojnë hetime të tjera.

"Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka organizuar një operacion të shpejtë dje duke filluar nga ora 23.30 në IEVP Peqin, pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara. Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar: Tre telefon cularë, tre karikues si dhe katër kaçavida. Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera", thuhet në njoftim.

Ndërkohë që dje u zhvillua paradite një operacion i ngjashëm në IEVP Fier ku u gjetën dhe u sekuestruan  u gjetën disa doza lëndë narkotike të fshehura dhe mjete komunikimi.

Të fundit