Flash News

E-TJERA

Pas 'Gjendjes Civile', Meta kthen në Kuvend ligjin për Metrologjinë: Ka nivel të lartë antikushtetutshmërie, SPAK të nis hetimet

Pas 'Gjendjes Civile', Meta kthen në Kuvend ligjin për
Foto Ilustruese/ Presidenti Ilir Meta

Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtin në Kuvend ligjin për Metrologjinë, i miratuar me shumicë votash më 15 tetor.

Meta argumenton se ky ligj ka një nivel të lartë antikushtetutshmërie, për këtë arsye SPAK- sipas tij- duhet të nisë hetimet për të zbuluar se kush ka bërë të mundur që kjo nismë të shpohë dritën në Kuvend. Nisma e Presidentit vjen një ditë pas kthimit të ligjit për gjendjen Civile.

Presidenti jep tre arsyet kryesore se pse vendosi ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj:

1- Sanksionon konkurrencën e pandershme dhe rrezikun e shtimit të praktikave korruptive;

2- Ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues; dhe

3- Është shembulli se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por në mbrojtje të një pakice subjektesh private.

Të fundit