Flash News

E-TJERA

Pas Gledis Nanos, hakerat publikojnë të dhënat e kreut të SHISH

Pas Gledis Nanos, hakerat publikojnë të dhënat e kreut të

Hakerat iranianë godasin sërish. Këtë herë, ata kanë publikuar të dhënat dhe hyrje-daljet në sistemin TIMS të kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Publikimi i është bërë nga faqja Homeland Justice dhe vjen pas disa publikimeve të të dhënave konfidenciale të sisteme shqiptare.

"Për sa kohë që nuk u vini fre aktiviteteve terroriste të MEK-ut sulmet e publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë një Shqipëri të sigurt, jepini fund zonës që strehon anëtarët e MEK në Durrës,"- shkruhet në mesazh. 

Pas Gledis Nanos, hakerat publikojnë të dhënat e kreut të

Në dokumente shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar. 

Faqja ‘Homeland Justice’ ka hakeruar të dhënat personale të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Po ashtu, publikoi të dhënat e radhës të titulluar “numrat e telefonit të shqiptarëve”.

Më herët hakerat publikuan lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.

 

 

Të fundit