Flash News

E-TJERA

Pas helikopterit dhe vilës qeveritare në Vlorë, Eric Adams ecën në këmbë i vetëm në rrugën e Elbasanit

Pas helikopterit dhe vilës qeveritare në Vlorë, Eric Adams

Edhe pse kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams u filmua duke zbritur nga një helikopter ushtarak dhe duke qëndruar në vilën qeveritare në Vlorë, ditën e sotme Adams është parë duke ecur në këmbë pranë rrugës së Elbasanit.

Nga videoja e dërguar në redaksinë e Politiko.al, Adams duket se është me nxitim teksa është i pashoqëruar.

Udhëtimi i Adams në Shqipëri i ndërmarrë gjatë javëve të fundit në detyrë si kryebashkiak ka ngritur pikëpyetje.

Në Shtetet e Bashkuara, ai po përballet prej shtatorit të vitit të kaluar me akuza federale për korrupsion, pasi dyshohet se ka pranuar prej vitesh bileta avioni dhe udhëtime luksoze jashtë vendit si dhurata, si dhe donacione të huaja të padeklaruara.

Arsyeja e vizitës gjithashtu mbeti e paqartë, pasi protokolli i pritjes, dalja para shtypit nuk iu përshtat formatit zyrtar të pritjes së personaliteteve të huaja që vizitojnë Shqipërinë apo kanë bisedime zyrtare me kryeministrin e qeverinë.

Megjithatë "Daily News" në një artikull të publikuar së fundmi, thotë ndër të tjera se vetë zëdhënësja e shtypit të Adams ka deklaruar se udhëtimi i kryebashkiakut në Shqipëri po mbulohet pjesërisht nga Bashkia e New Yorkut (fluturimet dhe disa shpenzime), ndërsa qeveria shqiptare po paguan akomodimin dhe transportin tokësor.

Referuar zëdhënëses, artikulli thotë se shpenzimet e qeverisë shqiptare janë rreth 290 dollarë në ditë, megjithatë ende nuk dihet vërtetësia e kësaj shifre.

 

Të fundit