Flash News

E-TJERA

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së

Elton Alushi është shkarkuar nga posti i drejtorit të Policisë së Tiranës. Njësoj si me Ilir Prodën, edhe largimi i Alushit, vjen me motivacionin se nuk ka garantuar sigurinë e qytetarëve në protestën që PD organizoi ditën e djeshme.

Ndërkohë kujtojmë se më 7 Mars 2025 Alushi ka qenë i thirrur edhe në Prokurorinë e Posaçme.

Pas daljes nga godina e SPAK, drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka komentuar për mediat.

Elton Alushi e mbante postin e kryepolicit të Tiranës prej nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij Tonin Vocaj.

Të fundit