Flash News

E-TJERA

Pas incidentit në Kashar, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve të KZAZ nr. 30 në Tiranë

Pas incidentit në Kashar, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për revokimin e akreditimeve të të gjithë vëzhguesve të KZAZ-së nr. 30, Qarku Tiranë, të akredituar për procesin zgjedhor të Kuvendit të datës 11 maj 2025.

Pas incidentit, policia ka shoqëruar në komisariat dy persona. Ndërkohë, pranë KZAZ-së u gjet një shumë e konsiderueshme parash, brenda një automjeti.

Në vendimin e publikuar zyrtarisht, KQZ thotë se ky revokim bëhet në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 23, datë 1.2.2023, për kriteret dhe procedurat e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore.

Sipas pikës së dytë të vendimit, KZAZ nr. 30 detyrohet të caktojë një vëzhgues për çdo tavolinë numërimi për secilin subjekt zgjedhor, ndërsa në rastin e koalicioneve deri në tre vëzhgues.

Vendimi i KQZ-së hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Palët që ndihen të prekura nga ky vendim kanë të drejtë ankimi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 ditëve nga shpallja e tij.

Të fundit