Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas indeksimit qesharak, Rama nis propagandën me pensionistët

Pas indeksimit qesharak, Rama nis propagandën me pensionistët

Vetëm 5 muaj larg zgjedhjeve parlamentare te 2025, kryeministri Edi Rama ka nisur propagandën për të siguruar votat.

Rama ka nxjerrë në terren socialistët për takuar pensionistët me të cilët qeveria u tall me indeksimin që e rriti pensionin e tyre me maksimalisht 7 mijë lekë.

“Foto Albumi,  i Diskutimit të Hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ku qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, shkruan Rama në Facebook.

Mirëpo, duke harruar kushtet në të cilat jetojnë sot pensionistët, Rama interesohet më shumë për të siguruar mandatin e katërt, pavarësisht se kë sakrifikon rrugës.

Takimet në terren me një nga shtresat më të diskriminuara prej qeverisë, po shihen nga kreu i qeverisë, si karem për të kapur vota.

Të fundit