Flash News

E-TJERA

Pas ish-presidentëve, Begaj takon edhe Ilir Metën

Pas ish-presidentëve, Begaj takon edhe Ilir Metën

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me pasardhësin e tij në detyrë, Bajram Begaj. Ky i fundit u zgjodh president me 78 vota pro dhe i propozuar nga socialistët.

Takimi Meta-Begaj u zhvillua në ambientet e Pallatit të Brigadave, njofton presidenca.

Teksa ka postuar një foto krah Begajt, Meta shkruan: Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t'i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve.

Begaj ka takuar më herët edhe ish-presidentët Bamir Topi, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiun. Pasi u propozua nga socialistët, Meta menjëherë firmosi lirimin nga detyra të Begajt, i cili ishte shef i Forcave të Armatosura, duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij, Kreu i Shtetit shqiptar.

Të fundit