Flash News

E-TJERA

Pas kamerës së fshehtë në Rinas, Policia pezullon dy efektivët e kapur me ryshfet

Pas kamerës së fshehtë në Rinas, Policia pezullon dy

Policia e Shtetit ka reaguar pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku dy punonjës të Policisë Kufitare në Rinas u filmuan duke marrë ryshfet nga qytetarë që udhëtonin jashtë vendit.

Në reagimin zyrtar, Policia bën me dije se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, janë pezulluar menjëherë nga detyra dy efektivët e përfshirë, konkretisht Inspektor K.K. dhe Inspektor E.L., të dy me detyrë ndihmës specialistë kontrollorë në Komisariatin Kufitar të Rinasit.

Sipas njoftimit, ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka hapur një procedim penal për veprime korruptive.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë. Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësve të përfshirë”, njofton policia.

Skandali u publikua të hënën nga “Fiks Fare”, ku kamera e fshehtë tregonte se si një efektiv kërkonte ryshfet për të lejuar kalimin e një qytetareje drejt Londrës, pavarësisht se ajo nuk plotësonte kushtet e udhëtimit. 

Të fundit