E-TJERA

Pas kërkesës së artistëve, KLSH urdhëron nisjen urgjente të hetimeve për shembjen e Cirkut Kombëtar

Pas kërkesës së artistëve, KLSH urdhëron nisjen

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka urdhëruar nisjen e mënjëhershme të auditimeve për shembjen e çadrës së Cirkut Kombëtar. Ajo u prish disa ditë më parë, pasi truallit i ka dalë pronari.

KLSH-ja ka reaguar pas kërkesës së artistëve të Cirkut Kombëtar. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se artistët kanë kërkuar nga KLSH-ja një hetim më të gjerë mbi veprimet apo mosveprimet e kryera nga Cirku Kombëtar dhe Ministria e Kulturës.

Gjithashtu kërkojnë një hetim më të thellë mbi mënyrën e menaxhimit të veprimtarisë së Cirkut Kombëtar nga ana e titullarit të këtij institucioni.

Artistët e kundërshtuan vendimin e përmbarimit, duke protestuar para ministrisë së Kulturës. Atyre iu ishte thënë se Cirku nuk do të shembej, por do të gjendej zgjidhje, gjë e cila nuk ndodhi.

Të fundit