Flash News

E-TJERA

Pas kërkesës së PD për të veçuar votat e diasporës në Greqi, KQZ merr vendimin

Pas kërkesës së PD për të veçuar votat e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin që të vijohet me numërimin  e fletëve të votimit të diasporës, por duke lënë mënjanë zarfet e ardhura nga Greqia.

Sipas KQZ ky akt synon zhbllokimin e procesit dhe do te këtë një vendimmarrje te dyte për zarfet e Greqisë.

“Kur gjatë procesit të vlerësimit të dokumentacionit zgjedhor nga jashtë, GNVJ dhe/ose sipas rastit KANVVJ nuk vlerëson zarfin/zarfet “B” pjesë të këtij dokumentacioni, atëherë ky zarf/zarfet futen në një kuti sikurse kutia e votimit brenda vendit. Kutia mbyllet me vula me kode sigurie, numrat e të cilave shënohen në një procesverbal, orgjinali i të cilit dorëzohet në KQZ rast pas rastit.

Vlerësimi i zarfeve “B” të administruar sipas këtij akti, i nënshtrohet procesit të shqyrtimit të mëtejshëm sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të dala në bazë e për zbatim të tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.”

Pas kërkesës së PD për të veçuar votat e

Të fundit