Flash News

E-TJERA

Pas kryebashkiakut të Kavajës, ‘godet’ edhe Safet Gjici. Gazetari: Me këtë foto ka bërë një supergafë etike dhe publike

Pas kryebashkiakut të Kavajës, ‘godet’ edhe Safet Gjici.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është kthyer shpesh frymëzim për memet që bëjnë xhiron e rrjetit.

Sot ka publikuar një foto që më shumë se gafë duket si shkelje që ka ngjallur reagime negative. Në ditën e parë të muajit të Shenjtë të Ramazanit, Gjici ka publikuar foto nga tryeza e iftarit me disa fëmijë nga një fshat i Kukësit.               

“Zgjodha që Iftarin e parë të muajit të Shenjtë të Ramazanit, ta ndaja me yjet e fshatit tim në Bushtricë. Edhe pse të vegjël agjerimi për ta ka shumë rëndësi.

Lus allahun  që lutjet dhe agjerimi i vogëlushëve e të gjithë atyreve që agjerojnë të pranohen”, shkruan Gjici.

Pas kryebashkiakut të Kavajës, ‘godet’ edhe Safet Gjici.

Pas publikimit të fotos, ka reaguar gazetari Denis Dyrnjaja, sipas të cilit Gjici duke përdorur fëmijët dhe një rit të shenjtë fetar sikurse është agjërimi për muajin e shenjtë të Ramazanit për qëllime elektorale është një abuzim i pastër nga Kryebashkiaku i Kukësit që ka dashur të bëjë një gjetje, por në fakt ka bërë një supergafë etike dhe publike.

Fëmija i vetëm që qesh në këtë foto është ai në krye të tavolinës, se të tjerët janë fëmijë në moshë, por kanë qëndruar si të jenë burra.

Përdorimi i fëmijëve për propagandë të çdo lloji është gjynahu ose mëkati më i madh që ekziston sidomos kur ata janë në një moshë të manipulueshme.

Fytyrat e këtyre fëmijëve në foto janë një realitet që flet vetë më shumë se çdo koment. Për ta mishi i Gjicit nuk është diçka e zakontë por ngjan si "Moll e Ndalueme" e Migjenit në poezinë e famshme "Mjerimi".

Të përdorësh një rit të shenjtë fetar sikurse është agjërimi për muajin e shenjtë të Ramazanit për qëllime elektorale është një abuzim i pastër nga Kryebashkiaku i Kukësit që ka dashur të bëjë një gjetje, por në fakt ka bërë një supergafë etike dhe publike”, shkruan gazetari

Më herët, edhe kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali https://politiko.al/ditari-i-opozites/prifti-qe-kerkon-te-behet-hoxhe-per-vota-kryebashkiaku-i-rames-i478110 ka zgjedhur të marrë rolin e ‘imamit’ teksa ka mbajtur fjalim brenda xhamisë së re të hapur në Synej.

Të fundit