Flash News

E-TJERA

Pas Kryepeshkopit Janullatos, pozitiv me COVID-19 edhe Imzot George Frendo, shtrohet në spital

Pas Kryepeshkopit Janullatos, pozitiv me COVID-19 edhe Imzot George Frendo,

Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo është prekur nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e  Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë , e cila bënë me dije se pas disa ditësh në monitorim mjekësor Imzot Frendo është shtruar sot në spital.

Ky vendim ka ardhur për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Komunikim

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.

Zyra e Shtypit e KISH

Ndërkohë Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos prej ditës së djeshme po trajtohet në një prej spitaleve në Athinës ku është shtruar në terapi intensive. Një ditë më parë u konfirmua se Janullatos ishte me COVID-19, dhe ai bashkë me

Të fundit