Flash News

E-TJERA

Pas Kuvendit, “Homeland Justice” sulmon edhe Postën Shqiptare

Pas Kuvendit, “Homeland Justice” sulmon edhe Postën Shqiptare

Pak ditë pas sulmit ndaj faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i quajtur “Homeland Justice” pretendon se ka kryer një tjetër sulm kibernetik, këtë herë ndaj sistemeve të Postës Shqiptare.

Sipas një mesazhi të publikuar në Telegram, grupi thotë se ka marrë në posedim të gjitha të dhënat e Postës Shqiptare.

Në reagimin e tyre, ata akuzojnë zyrtarët e këtij institucioni për korrupsion dhe lidhje me organizata të jashtme, duke i cilësuar si “shërbëtorë dhe skllevër të paguar”.

“Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me radhë”, thuhet në reagimin e tyre në Telegram.

Të fundit