Flash News

E-TJERA

Pas Librazhdit, ndryshime edhe në komisariatet e Shkodrës, Dibrës e Tiranës

Pas Librazhdit, ndryshime edhe në komisariatet e Shkodrës, Dibrës

Pas ndryshimeve në komisariatin e Librazhdit, ku në krye u emërua Nertila Meta, ndryshime janë bërë edhe në komisariatet e Shkodrës, Dibrës dhe Tiranës. 

Sipas njoftimit zyrtar, ndryshimet janë si më poshtë:

-Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Dibrës.

-Kryekomisar Edvin Peci, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, në DVP Tiranë.

-Kryekomisar Erdit Rrëçeku, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.

-Komisar Klaudio Zhupa, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Policinë e Kavajës, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër.

-Kryekomisar Altin Lila, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Dibrës, emërohet Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH.

Të fundit