Flash News

E-TJERA

Pas masave të reja kufizuese, a do mbyllen shkollat? Si përgjigjet Komiteti Teknik

Pas masave të reja kufizuese, a do mbyllen shkollat? Si përgjigjet

Sot, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi masa të reja kufizuese në sajë parandalimit të përhapjes së mëtejshme të virusit covid-19 në vendin tonë dhe për shkak të rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve.

Pas ndalimit të lëvizjes nga ora 22.00-06.00, mediat janë interesuar edhe atë që ka interes për shumicën e qytetarëve, a do mbyllen shkollat?

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se momentalisht nuk ka një vendim për mbylljen e shkollave.

“Përdorimi i maskave me detyrim ka dhënë rezultat, pasi në të kundërt shifrat do të ishin më të larta. Në shumicën e rasteve, ata që kanë rezultuar pozitivë, nuk kanë përdorur maskat. Sa i përket shkollave, çdo masë që merret, merret në bazë të shifrave dhe arsyes pse janë këto shifra.

Fatmirësisht na rezulton që në shkolla nuk ka shpërndarje të madhe të infeksionit. Nuk i kemi shkollat vatra të infeksionit. Ne po vazhdojmë t’i monitorojmë dhe shohim fenomenin”, u shpreh Rakacolli.

Të fundit