Flash News

E-TJERA

Pas mbledhjes Liga shtyn sërish vendimin, del deklarata zyrtare

Pas mbledhjes Liga shtyn sërish vendimin, del deklarata zyrtare

Në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga qeveria, Liga Profesioniste e Futbollit ka shtyrë sërish vendimin për bojkotin e kampionatit ose rifillimin e sezonit.

Në një deklaratë zyrtare, Liga shkruan se do të presin deri ditën e enjte për një përgjigje nga qeveria dhe më pas do të vendoset për hapat e mëtejshëm.

“Anetarët e Ligës ranë dakord  që të presin një përgjigje pozitive nga qeveria deri ditën e enjte, date 29.10.2020 dhe më pas do të vendoset për hapat e mëtejshme lidhur me bojkotin e kampionatit”, shkruhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Në takimin e sotëm, Liga Profesioniste e Futbollit vlerësoi si një hap pozitiv takimin e Presidentit të FSHF z. Duka me Kryeministrin e Shqipërisë z. Rama lidhur me kërkesat e saj drejtuar qeverisë.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave ishte angazhuar të sillte një përgjigje deri ditën e premte. Kjo nuk ka ardhur deri tani.

Anetarët e Ligës ranë dakord  që të presin një përgjigje pozitive nga qeveria deri ditën e enjte, date 29.10.2020 dhe më pas do të vendoset për hapat e mëtejshme lidhur me bojkotin e kampionatit.

Të fundit