Flash News

E-TJERA

Pas Merkel, Shqipërinë do ta vizitojë edhe presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen

Pas Merkel, Shqipërinë do ta vizitojë edhe presidentja e

Pas kancelares gjermane, Angela Merkel, Shqipërinë do ta vizitojë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen .

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili njofton se vizita e presidentes së KE pritet të zhvillohet në 28 shtator.

"Presidentja Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Mezi pres ta mirëpres!", shkruan Soreca.

Pas Merkel, Shqipërinë do ta vizitojë edhe presidentja e

Në fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian, Von der Leyen  përsëriti qëndrimin e bllokut për procesin e zgjerimit dhe, siç tha, rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së.

Von der Leyen paralajmëroi se para fundit të këtij muaji do të udhëtojë në rajon, për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit.

Gjatë vizitës së një dite më parë në Tiranë, Merkel zhvilloi një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Ardhja e kancelares gjermane vjerdhien në një kohë kur Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin e tyre përmes nismës së Ballkanit të Hapur. Por kjo nismë është kundërshtuar nga Kosova, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi

Të fundit