Flash News

E-TJERA

Pas mjekëve, mësuesve dhe studentëve, konfirmon zv.ministrja: Këta janë grupet e radhës që do të bëjnë vaksinën me detyrim

Pas mjekëve, mësuesve dhe studentëve, konfirmon zv.ministrja:

Pas mjekëve, mësuesve dhe studentëve, të radhës që do të bëjnë me detyrim vaksinën anti-Covid do të jenë punonjës të administratës.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se të radhës që do ta kenë vaksinën të detyrueshme janë policët, farmacistët dhe laborantët.

Ajo tha se me grupet e para vihet re një trend në rritje për tu vaksinuar i cili duhet te ketë kryer deri ne fund te muajit shtator.

Por, vaksinimi i detyruar ka ndeshur kontestime në Shqipëri, pasi e konsiderojnë shkelje të të drejtës së njeriut.

“Janë vlerësuar në ligjin e sëmundjeve infektive ku sëmundjet e parandalueshme nga vaksina duhet që ajo popullatë apo rekomandime nga ekspertët e ministria duhet ti detyrohen udhëzimeve të tilla. Preik lirinë nëse nuk sigurojmë shëndetin e tyre”, tha Tomini për Top Channel.

Ndërkohë, ka ekspertë që thonë se për sa kohë vaksina nuk ndalon infektimin, marrja e vaksinës nuk mund të jetë e detyruar.

 

 

 

Të fundit