Flash News

E-TJERA

Pas ndërhyrjes në zemër, Eriksen le spitalin: Jam mirë! Do brohoras të hënën kundër Rusisë

Pas ndërhyrjes në zemër, Eriksen le spitalin: Jam mirë! Do

Mesfushori 29-vjeçar i Danimarkës, Christian Eriksen ka lënë spitali pas një operacioni "të suksesshëm" në zemër.

Futbollisti pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën në Kopenhagë të Shtunën.

"Faleminderit për mbështetjen e madhe," tha Eriksen në një deklaratë. "Operacioni shkoi mirë. Ishte vërtet e mrekullueshme t'i shihja djemtë përsëri pas lojës fantastike që ata luajtën natën e kaluar. Nuk ka nevojë të them, se do t'i brohoras të hënën kundër Rusisë, shtoi ai".

Ish lojtari i Tottenhamit, Eriksen është pajisur me një ICD i nevojshëm për shkak të shqetësimeve të ritmit", tha më parë mjeku i ekipit danez Morten Boesen, shkruan BBC

Fondacioni Britanik i Zemrës përshkruan një ICD si një pajisje e vogël e cila vendoset nën lëkurë, e lidhur me zemrën me "tela të hollë" dhe "dërgon impulse elektrike për të rregulluar ritmet anormale të zemrës".

Danimarka luan të hënën ndeshjen e saj të fundit në grupin B kundër Rusisë.

Të fundit