Flash News

E-TJERA

Pas Nikollës, Yuri Kim takon Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

Pas Nikollës, Yuri Kim takon Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, do të zhvillojë sot një takim me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn.

Një ditë më parë, Kim takoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla, me të cilën diskutoi mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; rëndësinë e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm.

Alibeaj zhvilloi po dje një takim me grupin negociator të socialistëve për emrin e Presidentit të ri. Ai mohoi të ketë marrë pjesë në takim, ndërsa nga ana tjetër Berisha e ka dënuar aktin e demokratit.

Të fundit