Flash News

E-TJERA

Pas një pauze dymujore, anija italiane gati për të sjellë emigrantët ilegalë në Shqipëri

Pas një pauze dymujore, anija italiane gati për të sjellë

Pas një pauze dymujore, operacionet për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe në qendrat e përpunimit të Italisë në Shqipëri do të rifillojnë, thanë të premten burime të nedias italiane Ansa.
Anija patrulluese e marinës italiane Cassiopea është aktualisht afër ishullit sicilian të Lampedusa dhe është gati të transferojë emigrantët në qendrat e Shëngjinit dhe Gjaderit, të cilat Italia hapi tetorin e kaluar për të përpunuar azilkërkuesit, thanë burimet.
Gjyqtarët italianë refuzuan të vërtetonin ndalimin e dy grupeve të para të vogla të azilkërkuesve të çuar në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje ndërmjet Romës dhe Tiranës, duke i referuar çështjet e tyre në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë - e cila më parë kishte vendosur se një aplikant nuk mund të kalonte një procedurë te shpejtë që mund të çojë në riatdhesimin e tyre nëse vendi i origjinës nuk do të konsiderohej plotësisht i sigurt.
Vendet e origjinës në rastet, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk u gjykuan si të sigurta "në të gjithë territorin e tyre".
Qeveria në dhjetor u përpoq të kapërcejë këtë pengesë me një masë që rendit 19 vende të sigurta për riatdhesim, duke përfshirë Bangladeshin dhe Egjiptin.

Të fundit