Flash News

E-TJERA

Pas një viti të vështirë, Durrësi 'ndez dritat'

Pas një viti të vështirë, Durrësi 'ndez

Atmosfera festive ndihet dhe në qytetin e Durrësit, i cili ka kaluar një vit të vështirë. Qytetarët e Durrësit nuk kanën vuajtur vetëm nga pandemia por e nisën që me tërmetin e fuqishëm, pasojat e të cilit ndihen ende sot.

Por pavarësisht gjithë vështirësive, Durrësi po i rikthehet normalitetit dhe edhe pse në kushte pandemike, në prag të fundvitit është ndezur dhe aty atmosfera festive.

Kryebashkiakja Emirjana Sako shkruan se me këtë atmosferë festive përcillet mesazhi i fort, që Durrësi nuk rrëzohet kurrë.

Ndezëm dritat e pemës së festave të fundvitit.

Të gjithë ne qytetarët e Durrësit kaluam një vit mjaft të vështirë si pasojë e tërmetit dhe pandemisë.

Por me këtë atmosferë festive që kemi krijuar në qytet duam të japim mesazhin se jeta është më e fortë se gjithçka, se Durrësi nuk rrëzohet kurrë, se ringritja e qytetit ka filluar vrullshëm, se Durrësi do të jetë më i bukur dhe më i fortë se më parë. Gëzuar Festat."

Pas një viti të vështirë, Durrësi 'ndez

 

 

Të fundit