Flash News

E-TJERA

Pas operacionit të SPAK, policia pezullon 3 efektivët e përfshirë në trafikun e drogës

Pas operacionit të SPAK, policia pezullon 3 efektivët e

Policia e Shtetit ka pezulluar pa pagesë 3 punonjës të saj, të cilët janë të përfshirë në një skemë të trafikut të drogës, duke përfshirë dy të arrestuar dhe një të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ky veprim është marrë në përputhje me nenin 121 të Ligjit 82/2024 "Për Policinë e Shtetit" dhe nenin 222 të Rregullores së Policisë.

Efektivët e pezulluar janë: Sh. R., Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, E.A., Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe E.D., Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i cili është shpallur në kërkim.

Po ashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.

Policia e Shtetit ka theksuar se do të vijojë bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për të identifikuar dhe larguar nga radhët e saj punonjësit që dëmtojnë imazhin dhe besueshmërinë e Organizatës së Policisë së Shtetit.

Të fundit