Flash News

E-TJERA

Pas paralajmërimit të Ramës, rekord gjobash: Ndëshkohen 2606 qytetarë, 102 drejtues mjetesh dhe 15 administratorë

Pas paralajmërimit të Ramës, rekord gjobash: Ndëshkohen 2606
Foto Ilustruese

Pas paralajmërit të kryeministrit Edi Rama se do të rriten gjobat ndaj shkelësve të masave anti-Covid, policia ka ndëshkuar një numër të lartë qytetarësh.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00. Ndërkohë 41 drejtues janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet.

Gjithashtu u gjobitën me 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës 2606 qytetarë dhe 52 shtetas me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

Sa i përket bizneseve, janë ndëshkuar 13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë me nga 1 milionë lekë dhe 2 administratorë me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi janë konstatuar në shkelje të përsëritur.

Të fundit