Flash News

E-TJERA

Pas përmbytjeve banorët e Durrësit sërish në protestë, gjuajnë me letra higjenike godinën e Bashkisë

Pas përmbytjeve banorët e Durrësit sërish në

Banorët e Durrësit vazhdojnë sërish sot protestën para Bashkisë së qytetit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën e krijuar pas përmbytjeve që kanë përfshirë qarkun dhe vendin ditët e fundit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për përballimin e krizës dhe rikuperimin e pasojave.

Në shenjë pakënaqësie ndaj menaxhimit të situatës, disa prej tyre kanë hedhur domate dhe letra higjenike drejt godinës së Bashkisë, duke simbolizuar zemërimin për mungesën e veprimeve konkrete nga institucionet.

Qarku i Durrësit ndodhet prej ditësh nën pushtetin e ujit, me banorët që përballen me dëme të mëdha materiale dhe mungesë shërbimesh bazë . 

Të fundit