Flash News

E-TJERA

Pas përplasjeve me Policinë Bashkiake, Sali Shehu kalon natën në seli: Kanë ndërprerë energjinë, jemi në shtëpinë tonë

Pas përplasjeve me Policinë Bashkiake, Sali Shehu kalon natën

Ndonëse Policia Bashkiake insistoi një ditë më parë që FRD të lirojë zyrën, kreu i kësaj partie, Sali Shehu deklaron se bashkë me përfaqësues të tjerë kanë kaluar natën në seli.

Ai tha se zyra nuk ka pasur energji elektrike, pasi u ndërpre që prej mëngjesit të ditës së djeshme.

Për të shmangur zaptimin Sali Shehu e ka kaluar natën në zyrën e FRD-së. Ai thotë se nuk ka pasur probleme gjatë natës, por energjia elektrike nuk është kthyer ende, shkruan Ora News.

“Dje në orët e para të mëngjesit na hoqën energjinë dhe nuk na linin të hynim në seli. Energjinë nuk e kemi, por probleme të tjera nuk kemi pasur natën e mbrëmshme.

Kjo nuk është çështje rezistence. Ne jemi ne shtëpinë tonë dhe vazhdojmë fushatën

Rezistencën e ka bërë pala tjetër në mënyrë të paligjshme dhe duhet ta korrigjojnë në mënyrë të menjëhershme. Duhet ta lëshojnë energjinë të krijojnë komoditete siç e parashikon ligji, në mënyrë të veçantë pasi jemi dhe në fushatë zgjedhore.“

Shehu thotë se nuk kanë hyrë me forcë në godinë dhe ekziston një marrëveshje ligjore me bashkinë e cila nuk e lejon ndërhyrjen me forcë në seli.

“Ne jemi këtu në bzaë të një kontrate që kemi lidhur me bashkinë më datë 23.03.216 e cila parashikon detyrimet e dy palëve.

Ne në këtë godinë nuk kemi hyrë forcërisht, kemi hyrë si një forcë politike që kryen aktivitet publik, jemi në një godinë publike për një qëllim të caktuar.

Të dy palët kemi një marrëveshje ligjore, të bazuar në kodin e procedurës civile që rregullon marrëdhëniet midis dy institucioneve shtetërore.

Neni që parashikon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është i qartë dhe i saktë sepse i referohet kodit të procedurave administrative.”

 

Të fundit