Flash News

E-TJERA

Pas pezullimit të mjekut Edvin Prifti, ironizon Tritan Kalo: Korrupsioni i shtrirë kudo, i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi

Pas pezullimit të mjekut Edvin Prifti, ironizon Tritan Kalo: Korrupsioni i
Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar një ditë pas pezullimit të kardiologut Edvin Prifti.

Kalo ironizon përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se "Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë Demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo dhe i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat lluksoze, por çuditërisht nuk zbulohet".

SPAK i sekuestroi doktorit të njohur kardiolog, Edvin Prifti 260 mijë euro e 160 mln lekë. Shuma e parave cash i është gjetur dhe sekuestruar mjekut ne banesën e tij dhe zyrë. Mësohet se Prifti përmendej në përgjimet që çuan në pranga grupin kriminal të Gjykatës së Krujës, konkretisht nga Manuela Mallkuçi.

Të fundit