Flash News

E-TJERA

Pas radhës kilometrike të mjeteve, pala greke shton sportelet në Kakavijë

Pas radhës kilometrike të mjeteve, pala greke shton sportelet në

Prej shumë orësh dalja e pikës kufitare të Kakavijës ishte bllokuar. Dhjetëra automjete nuk mund të kalonin duke krijuar një radhë të gjatë kilometrike, ndërsa qytetarët qëndronin në pritje të procedurës.

Kalimi i qytetarëve u vështirësua duke krijuar kaos si pasojë e palës greke së cilës i mungonte shërbimi në sportele, çka krijoi një radhë automjetesh në një distancë prej 4 km.

Pas fluksit të madh dhe kërkesës së Ministrisë së Jashtme shqiptare, pala greke ka shtuar sportelet duke nisur kalimin e qytetarëve me procedurë të përshpejtuar.

Ndryshe nga pala shqiptare që funksionon me katër sportele, pala greke kishte në shërbim vetëm dy sportele, dy në dalje dhe dy në hyrje.   

Të fundit