Flash News

E-TJERA

Pas riedukimit te “pakti”, Rama merr rolin e “shefit”, iu tregon gazetarëve çfarë të raportojnë

Pas riedukimit te “pakti”, Rama merr rolin e “shefit”,

Deklarata e pak ditëve më parë, që kryeministri Edi Rama bëri nga selia rozë, ishte një përpjekje për të detyruar reporterët t’i nënshtrohen rregullave të tij. Duke kritikuar gazetaren për ndërprerjen e fjalës, kryeministri i sugjeroi të shkojë në riedukim dhe për 60 ditë të mos i drejtojë asnjë pyetje.

“Nga ky moment e humbet të drejtën e përgjigjeve të mia për 60 ditët në vazhdim. Kalon në riedukim. Ju po kaloni çdo cak për të mos thënë se po bullizoni dhe në këtë rast jam unë i bullizuar”, tha Rama.

Kryeministri nuk i është ndarë zakonit. Edhe sot gjatë komunikimit mbi përfundimet e procesit të Këshillimit Kombëtar, në bashkëbisedimin me mediet, iu drejtua gazetarëve duke iu folur për një pak-kompromis.

Rama iu kërkoi që duke shfrytëzuar “paktin” mes tyre, pyetjet t’i përqëndronin në tema aktuale mbi këshillimin dhe t’i linin një tjetër hapësirë çështjeve të tjera.

“Duke shpresuar tek ai pakti, kompromisi që kemi bërë, që për përgjigjet jashtë teme ju do të shfrytëzoni një hapësirë tjetër dhe nuk do të hiqni temën nga raportimi juaj..,” tha Rama  në fund të konferencës.

BIRN i është drejtuar drejtorit të Agjencisë për Median dhe Informim, Endri Fuga, i cili ka është shprehur se “nuk ka ndonjë pakt me dokument të shkruar”.

Fuga pranoi se gazetarëve iu është kërkuar që teksa kryeministrit i drejtoheshin pyetje për çdo gjë, vëmendja të përqëndrohej te mbulimi i çështjes për të cilën ishin mbledhur për diskutim, me argumentin se pyetjet devijojnë nga tema aktuale.

“Kemi folur për mundësinë që teksa të gjithë pyesin për çdo gjë dhe marrin përgjigje për çdo gjë, në të njëjtën kohë të mbulojnë edhe temën për të cilën ka ndodhur konferenca. Është bërë zakon që dikush del për një teme të caktuar e më pas bëhen pyetje për tema të tjera dhe tema për të cilën është dalë në rradhë të parë ‘harrohet’,” tha Fuga.

Të fundit