Flash News

E-TJERA

Pas rrjedhjes së pagave, Shkullaku paralajmëron të tjera: Nga hipoteka dhe legalizimet

Pas rrjedhjes së pagave, Shkullaku paralajmëron të tjera: Nga

Gazetari Armand Shkullaku ka paralajmëruar rrjedhje të tjera të të dhënave të qyetarëve, pas databazave të publikuara dje dhe sot për rrogat e muajit janar dhe muajit prill.

I ftuar në studion e 'Opinion', gazetari tha se do të ketë rrjedhje të tjera duke filluar nga legalizimet te hipoteka. Ndër të tjera, Shkullaku tha se kjo është vijimësi e patronazhistëve.

“Të gjitha të dhënat e qytetarëve shëqiptarë kishin dhe nga një koment poshtë, ky ka votuar për këtë dhe ky për atë. Aty kishte, nuk e nxorëm se nuk e verifikuam dot, se sa veta marrin kemp, sa persona marrin ndihmë sociale, sa veta kanë aplikuar për legalizim se aplikohet në e-Albania dhe marrin këta patronazhistët dhe thotë që ai ka aplikuar për legalizim. Këto të dhëna me lehtësinë e partisë-shtet këto të dhëna kanë dalë.  Tani do dalin dhe të tjera, që tek hipotekë dhe legalizimet. A ndodh në një vend normal të dalin këto gjëra”, tha Shkullaku.

Të fundit