Flash News

E-TJERA

Pas rrogës, ish-deputeti refuzon dhe shpërblimin financiar prej 25 milionë lekësh

Pas rrogës, ish-deputeti refuzon dhe shpërblimin financiar prej 25

Erion Piciri ka refuzuar përfitimet financiare prej 25 milionë lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri në 3 vjet.

Pas diegies së mandateve nga opozita, Piciri erdhi në Kuvend nga lista shumëemerore e PD. Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-deputeti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai thekson se aktiviteti i tij ka qenë vullnetar, ndërsa shton se tashmë është i lirë për t'u rikthyer në botën universitare dhe angazhime të tjera publike.

Ky është një vepim i përsëritur nga ana e Picirit, pasi kur pranoi mandatin më prill të 2019-ës, ai hoqi dorë nga rroga dhe nuk e mori asnjëherë sa ishte në Kuvend.

Të fundit