Flash News

E-TJERA

Pas Rusisë, edhe Bjellorusia fut Shqipërinë në listën e “vendeve armike”

Pas Rusisë, edhe Bjellorusia fut Shqipërinë në listën e

Bjellorusia ka miratuar listën e “vendeve armike”. Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave bjellorus, pjesë e listës janë shtet e Bashkimit Evropian dhe 12 vende të tjera.

Në mesin e “vendeve armike”, Bjellorusia ka futur në listë edhe Shqipërinë.

BE, SHBA, MB, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia e Veriut, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra, janë vendet që Bjellorusia i ka futur në listën “e zezë”.

Qeveria e Federatës Ruse miratoi 1 muaj më parë listën e vendeve dhe territoreve të cilat vendosën ose iu bashkuan sanksione ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.

Lista përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedonia e Veriut, dhe gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani (i konsideruar si një territor i Kinës, por i sunduar nga administrata e saj që nga viti 1949).

Të fundit