Flash News

E-TJERA

“Pas samitit, tani kam mbështetjen e Europës”, Spahiu: Qeveria po i bën shantazh ambasadores Kim

“Pas samitit, tani kam mbështetjen e Europës”, Spahiu:

Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi si incident diplomatik të qëllimshëm Shqipëri-SHBA, njoftimin e MEPJ për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim.

Duke folur në emisionin Now në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Rama duhet të japë shpjegime pse po i bën shantazh politik diplomatëve amerikanë.

“Ç’punë ka Ministria e Jashtme kur mbaron mandatin Kim? Kanë detyrim të japin shpjegime pse kanë bërë shantazh diplomatik ndaj diplomatëve amerikanë. Kjo është mosmirënjohje arrogante e kryeministrit shqiptar. Mesazhet në diplomaci lidhen me ngjarjet, ngjarja e fundit ishte Europa në Shqipëri. 48 orë më pas ai i bën shantazh SHBA; që ja, unë tani kam mbështetje e Europës”, tha Spahiu.

Të fundit