Flash News

E-TJERA

Pas selisë së PD, edhe kryeministria merr masa para protestës së 8 janarit, vendosen pllaka metalike në dyert e godinës

Pas selisë së PD, edhe kryeministria merr masa para protestës

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e nesërme, duket pas blindimit të selisë blu, radhën e ka kryeministria.

Edhe në kryeministri kanë nisur të merren masa, ku siç duket edhe nga kjo foto në dyert dhe dritaret e godinës po vendosen pllaka metalike.

Edhe pse nuk ka informacione për zhvendosje të protestuesve, punonjësit po kujdesen për të mbyllur dyert e institucionit. Protesta është parashikuar ditën e nesërme në orën 12:00 para selisë së Partisë Demokratike.

Megjithatë theksojmë se Berisha hodhi poshtë zërat se protesta para selisë blu, do të pasohet drejt kryeministrisë. Ai deklaroi mbrëmjen e sotme se nesër demokratët do të merren vetëm me Bashën si peng i Ramës.  

Të fundit