Flash News

E-TJERA

Pas SHBA dhe BE, edhe ambasada britanike mbështet zgjatjen e vettingut: Ndikon në konsolidimin e reformës

Pas SHBA dhe BE, edhe ambasada britanike mbështet zgjatjen e vettingut:

Pas SHBA dhe BE, edhe Britania e Madhe mbështet zgjatjen e organeve të vetingut.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se inkurajon Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut, ndërsa thekson se kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë.

Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.

Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike në Tiranë.

 

Të fundit