Flash News

E-TJERA

Pas shërbimit për 12 orë, nuk ka as pushime verore për efektivët e policisë

Pas shërbimit për 12 orë, nuk ka as pushime verore për

Policia e Shtetit ka anuluar lejen vjetore të planifikuar për efektivët. Kjo për shkak se policia do të jetë e angazhuar përgjatë tre muajve të sezonit veror.

Sipas urdhrit më të fundit të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, anulimi i pushimeve bëhet me qëllim përballimin e shërbimeve të planifikuara për sezonin turistik 2024.

“Të anulohen pushimet vjetore të planifikuara të vitit 2024, në periudhën nga data 20 Qershor 2024 deri në datën 15 Shtator 2024, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat ngarkohen me detyra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror“, thuhet në urdhër.

Sipas dokumentit, drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, si dhe të strukturave të veçanta duhet të riplanifikojnë kryerjen e pushimeve vjetore të punonjësve të policisë që për periudhën e mbetur deri në fund të vitit kalendarik 2024.

Kujtojmë se përpos anulimit të pushimeve, policët prej datës 15 qershor kan filluar të punojnë 12 orë në ditë.

Pas shërbimit për 12 orë, nuk ka as pushime verore për

Të fundit