Flash News

E-TJERA

Pas sherrit me dy djemtë e tij të mitur tek Liqeni Artificial, arrestohet ish-gjyqtari Alaudin Malaj

Pas sherrit me dy djemtë e tij të mitur tek Liqeni Artificial,
Alaudin Malaj

Një ditë pas konfliktit me dy djemtë e tij të mitur për pronësinë e një automjeti, policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-kreut të gjykatës së apelit të Tiranës Alaudin Malaj.

Në një njoftim zyrtar, policia sqaron se ish-gjyqtari u konfliktua me djemtë të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje, për pronësinë e një automjeti tek Liqeni Artificial.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje.

Gjithashtu ky shtetas së bashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik “, njofton policia.

Prej disa muajsh, ish gjyqtari është në proces divorci me bashkëshorten e tij.

Të fundit