Flash News

E-TJERA

Pas sherrit me Noizy-n, vihet sërish nën hetim Cllevio Serbiano. Për çfarë akuzohet këtë herë

Pas sherrit me Noizy-n, vihet sërish nën hetim Cllevio Serbiano.

Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjete sociale si Cllevio Serbiano është vënë nën hetim sërish nga policia pasi publikoi online një video duke keqtrajtuar qenin e tij në banesë.

Në video të xhiruar nga ai vetë, i riu shfaqet duke jodur vazhdimisht kafshën shtëpiake, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie për trafik droge dhe largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, në ambientet e banesës, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qen), ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit Kevjol Ahmeti, 36 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta””, sqaron policia.

Në 19.03.2021, Kleviol Ahmeti është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, dy muaj më parë Ahmeti, u përfshi edhe në një sherr masiv me reperin Noizy.

 

 

Të fundit