Flash News

E-TJERA

Pas shkarkimit, Meta përshëndet me ‘Hymnin e Djelmnisë Dibrane’: Po e ndaj me ju kënaqësinë që përjetova sot

Pas shkarkimit, Meta përshëndet me ‘Hymnin e Djelmnisë

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale me ‘Hymnin e Djelmnisë Dibrane’. Presidenti, i cili sot u shkarkua me 104 vota nga Kuvendi’, shkruan se nuk mund të mos e ndante me të gjithë kënaqësinë që përjetoi sot.

'Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur! Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojërat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm.

Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar. Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!'- shkruan Meta.

Të fundit