Flash News

E-TJERA

Pas Shkodrës, shpërthim edhe në Fushë-Krujë, i vihet tritol një lokali

Pas Shkodrës, shpërthim edhe në Fushë-Krujë, i vihet

Disa minuta pas shpërthimit në Shkodër, brenda një automjeti në lagjen Rus, një tjetër ka ndodhur në Fushë-Krujë.

Sipas policisë, në ambientet e një lokali është vendosur një sasi eksplozivi. Për pasojë, janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme.

Lokali është në pronësi të shtetasit B. T.

“Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Të fundit