Flash News

E-TJERA

“Pas shpinës tuaj kërciti arma, u plagos turisti”, si përgjigjet ministri Klosi kur u pyet për atentatin në Sarandë

“Pas shpinës tuaj kërciti arma, u plagos turisti”, si

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka komentuar ngjarjen e pak ditëve më parë në Sarandë, ku i plagosur mbeti në një atentat biznesmeni Spiro Iljadhi, ndërsa plumbat kapën edhe një turist.

I pyetur nga mediat në Sarandë se si ndikojnë ngjarje të tilla në imazhin e turizmit, Klosi tha se duhet të ketë shtim të strukturave të ruajtjes së rendit gjatë sezonit.

Prapa shpinës tuaj pak ditë më parë ka kërcitur arma dhe përtej atij sherri banal, plumbat kanë kapur edhe një turist të huaj. Si do të shikohet kjo ngjarje që prish imazhin?”, pyetet Klosi.

“Ngjarja ishte e rëndë dhe që trondit çdo vend turistik, por reagimi forcave ishte i menjëhershëm, arrestimi autorëve të ngjarjes të dyja krahëve ka ndodhur dhe besoj se hetimi do të vazhdojë shumë shpejt.

Besoj që ajo u diskutua edhe sot në Task Forcën e turizmit ishin masat për sigurinë e jetës në plazh dhe jashtë tij, kufizimi i orareve të natës, muzikës, por edhe grumbullimit, pasi në kushtet e pandemisë kemi nevojë të jemi shumë të kontrolluar.

Të mos ketë pandëshkueshmëri dhe natyrisht të ketë menjëherë reagim nga forcat e rendit. Duhet të ketë shtim të strukturave të ruajtjes së rendit gjatë sezonit, do të ketë vëmendje shumë më të madhe dhe sidomos karshi një sezoni sa më mikpritës për turistët e huaj”, u shpreh ministri.

 

Të fundit