Flash News

E-TJERA

Pas Shqipërisë, Suedia merr kryesimin e OSBE-së, mesazhi i ministres së Jashtme për Ramën

Pas Shqipërisë, Suedia merr kryesimin e OSBE-së, mesazhi i
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde dhe Edi Rama

Pas Shqipërisë, Suedia këtë vit do të udhëheqë Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) në Vjenë.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ne mesazhin e saj drejtuar Shqipërisë vlerësoi se Rama mori vendime të rëndësishme në rrethana sfiduese gjatë presidencës një vjeçare të OSBE-së.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, theksoi ministrja e Jashtme e Suedisë.

Të fundit