Flash News

E-TJERA

Pas Shvarc, Bajram Begaj shkarkon edhe 25 punonjës të tjerë në presidencë

Pas Shvarc, Bajram Begaj shkarkon edhe 25 punonjës të tjerë

‘Furtunë’ në presidencë. Kreu i shtetit, Bajram Begaj ka shkarkuar 25 punonjës të administratës së presidentit.

Sipas Euronews Albania,  17 prej tyre janë me status të nënpunësit civil, kurse pjesa pa këtë status dhe punonjësit e mbetur janë këshilltarë.

Pjesa më e madhe e këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs DAP-it.

Kjo vale shkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej këshilltarëve në muajt korrik dhe gusht, por edhe disa shkarkimeve në shtator, ku me i bujshmi ishte ai i Edvin Zhvarc.

Edvin Shvarc i ka shërbyer 5 presidentëve në 19 vjet. Por me ardhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit ai është larguar nga puna.

 

 

Të fundit