Flash News

E-TJERA

Pas skandalit me mbetjet e rrezikshme, nis zhvendosja e 102 kontejnerëve nga Porto Romano

Pas skandalit me mbetjet e rrezikshme, nis zhvendosja e 102 kontejnerëve

Pas rreth një viti në Porto Romano, sot ka nisur zhvendosja e 102 kontejnerëve me mbetje toksike të kompanisë “Kurum”.

Kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike u zhvendosën në fshatin Vrinë, pranë Shënavlashit, në afërsi të sitit të ri të pallateve të ndërtuara për të pastrehët e tërmetit.

Procesi po kryhet me urdhër të Prokurorisë dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve. Zhvendosja synon menaxhimin e sigurt të materialeve dhe vijimin e procedurave ligjore për trajtimin e tyre.

102 kontejnerët që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në tetor 2024, pasi organizata mjedisore “Basel Action Network” ngriti alarmin se brenda mund të kishte mbetje të rrezikshme. 

Këto mbetje kanë dalë nga furrat e çelikut të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, që administrohet nga kompania KURUM. Ato transportoheshin drejt Malajzisë nga kompania “Sokolaj” por alarmi i dhënë nga organizata mjedisore “Basel Action Network” bëri që sasia prej 2,100 ton mbetje, të dyshuara të rrezikshme, të kthehet në portin e Durresit në tetor 2024. 

 

Të fundit