Flash News

E-TJERA

Pas skandalit me fondet IPARD, OLAF i kërkon Tiranës transparencë dhe hetim

Pas skandalit me fondet IPARD, OLAF i kërkon Tiranës transparencë

Seminari AFCOS 2025, i mbajtur në Tiranë më 8-9 tetor, vjen në një moment delikat pas skandalit të qeverisë me fondet e IPARD.

Drejtoresha e Përgjithshme në Detyrë e OLAF-it, Salla Saastamoinen, u takua me homologë të lartë shqiptarë, për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimin me SPAK dhe Ministrinë e Financave.

Fokusi i takimit ishte forcimi i sistemeve kundër mashtrimit dhe përafrimin me kërkesat e anëtarësimit në BE, pas shpërdorimit që qeveria shqiptare i bëri fondeve të unionit.

Diskutimi i Saastamoinen me minsitrit e Financave, Petrit Malaj, vuri në dukjë nevojën për “zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Veprimit Kundër Mashtrimit 2025–2030, e cila përforcon rolin e Shërbimit të Koordinimit Kundër Mashtrimit (AFCOS) dhe nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe dialogut të rregullt për të siguruar menaxhim të shëndoshë financiar në përputhje me standardet e BE-së.”

Pra, në thelb një plan për të shmangur keqpërdorimet dhe mashtrimet me fondet në të ardhmen.

Drejtoresha e OLAF zhvilloi edhe një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit i ofroi ekspertizë e OLAF “për të mbështetur SPAK në hetimin e rasteve komplekse të mashtrimit”. Dhe jo pa shkak, pasi dosja e abuzimeve me fondet e IPARD është në duart e SPAK. Mesazhi është i qartë: BE kërkon hetim transparent dhe t’i jepet fund abuzimeve burokrate.

OLAF hetoi akuza serioze që përfshinin keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimi për Zhvillimin Rural (IPARD II) në Shqipëri.

IPARD II u hartua për të ndihmuar në modernizimin e sektorit bujqësor shqiptar për t'u përputhur me standardet e BE-së dhe për të arritur përparim drejt anëtarësimit në BE, por Ministria e Bujqësisë nënvlerësoi ndihmën e dhënë nga BE për bujqësinë dhe shfrytëzoi fondet për t’i futur në xhep.

Pas një sërë hapash hetimorë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve:

Aplikantëve u kërkohej të paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre te një kompani lokale konsulence;

Kontrata të dhëna pa konkurs, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta të rreme të paraqitura);

Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian ta konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë eurosh, si të papranueshme.

OLAF rekomandoi gjithashtu që BE të parandalojë shpenzime të panevojshme prej 112 milionë eurosh të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë, derisa të merren masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

Pas skandalit, 33 milionë euro u rekomanduan nga OLAF të mos njihen si trokitje në financim për Thirrjet 1 dhe 2 të IPARD II, për shkak të keqpërdorimit. Ndërsa 112 milionë euro fonde  janë pezulluar derisa Shqipëria të plotësojë kushtet për korrigjimin e procedurave dhe mekanizmave kontrolli.

Të fundit