Flash News

E-TJERA

Pas thuajse dy muajsh i mbyllur, “Flatrat e Veriut” në Kukës rifillojnë fluturimet

Pas thuajse dy muajsh i mbyllur, “Flatrat e Veriut” në

Aeroporti i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” është rihapur për udhëtarët, pas thuajse dy muajsh që kur fluturimet u ndërprenë.

Sot janë ulur në pistë 4 avionët e parë të kompanisë Wizz Air me destinacione drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, të cilët do të fluturojnë fillimisht dy herë në javë.

“Flatrat e Veriut” i ndërpreu fluturimet prej datës 6 Dhjetor të vitit të kaluar. Prej dy muajsh, nga aeroporti i Kukësit nuk kishte më avionë që niseshin për udhëtim. Edhe në periudhën e festave të fundvitit, qytetarët nuk patën mundësinë të prisnin një biletë.

Asokohe, drejtori operacional i aeroportit, Altin Progonati u shpreh se aeroporti nuk ishte i mbyllur, por kishte një rënie të kërkesës për fluturime, për shkak të sezonit.

Aeroporti u hap zyrtarisht më 9 korrik 2021. Nga mesi i shtatorit, fluturimet filluan të reduktim me vetëm një në javë.

Të fundit